E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta ne Durres Filozofine e dhunes PS e transferoi ne Parlament

Foto ilustruese Ilir Meta

Durres 11 shkurt 2011 NOA- Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ne keto momente po zhvillon nje takim me aktivin e LSI ne kete qytet.

Gjate fjales se tij Meta tha se tashme LSI ka nisur zyrtarisht fushaten per zgjedhjet e 8 majit.

Me tej ai shtoi se ne vazhden e saj kane filluar edhe pergatitjet per zgjedhjet dhe se synimi kryesor eshte dalja me nje rezultat triumfues.

Kreu i LSI-se theksoi se opozita ka qene nje faktor kyc per pengesen e liberalizimit te vizave por pavaresisht kesaj maxhoranca ja doli te realizoj levizjen e lire te shqiptareve.

Sipas tij nje merite te vecante kane edhe qytetaret te cilet jane sjelle ne menyre te qyteteruar.

Ai tha ne vijim se eshte shenuar nje rritje e ndjeshme e ekonomise ne vend dhe se kjo rritje po vijon me tej duke krijuar keshtu nje qendrueshmeri ekonomike.

Deficiti buxhetor u ul me 3.1 gjate 2010-es cka sipas Metes e verteton kete situate.

Ai vijoi duke thene se LSI eshte nje force garantuese per stabilitetin dhe qendrueshmerine ne vend.

Ne nuk deshirojme te mbjellim urrejtje tha ai duke hedhur edhe nje varg akuzash mbi kryetarin e opozites Edi Rama duke shtuar se opozita po mbjell dhune.

Ai e cilesoi demonstraten e 21 janarit si nje sulm te ngritur mbi kontingjente kriminale cka sipas e vertetojne me mire edhe hetimet e bera.

Madje ai vecoi faktin se akte te tilla dhune Partia Socialiste i tregoi edhe diten e djeshme ne Parlament.

Ai tha se Shqiperia eshte ne kohen e integrimit dhe sipas tij opozita duhet te reflektoje.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeMeta-Mujezinovic Heqja e vizave perforcon aspiratat tona drejt BEMeta Zilia e liberalizimit te vizave solli dhuneRama Para zgjedhjeve Berisha po vjedh 1280 pasuri kombetarePDK Behxhet Pacolli te terhiqet nga kandidatura per President Rama Ja 1001 arsyet e mia Lidhjedhune Durres edi rama filozofi integrim Meta takim

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›