E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta ne Fier Te forcojme LSI-ne

Jo rastesisht pas konventes se LSI-se ne Tirane Ilir Meta i ka zhvendosur takimet me elektoratin ne Fier ne zonen prej nga doli deputet Dritan Prifti tashme i larguar nga Levizja Socialiste per Integrim.

Perpara zgjedhjeve lokale Ilir Meta ka cilesuar si domosdoshmeri forcimin e strukturave te LSI-se edhe ne Fier pasi sipas tij prioriteti i partise qe ai drejton eshte konsolidimi i proceseve integruese te vendit.

Qe keto procese te mos cenohen nga axhendat dhe inatet personale te politikaneve te papergjegjshem te cilet per interesat e tyre nuk duan tia dine aspak per interesat e nje vendi te tere na duhet nje LSI me e forte nje LSI me e organizuar dhe qe jeton me shqetesimet e qytetareve dhe anetareve te saj ka deklaruar Meta.

Zoti Meta deklaroi ne Fier se arritja me e madhe e nje viti bashkeqeverisje me Partine Demokratike eshte liberalizimi i vizave pavaresisht se koalicioni i integrimit eshte perballur sic tha Meta me veprimet e nje lidershipi te papergjegjshem opozitar.

Por ne jemi te vendosur qe ti themi jo politikes konfrontuese per qellime te ngushta dhe axhenda personale sepse shqiptaret sot kane nje axhende te perbashket dhe ajo eshte axhenda e integrimit europian ka theksuar Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›