Gafa e Janukovic, ngatërron Kosovën, Malin e Zi e Serbinë
BRUKSEL- Presidenti i ri i Ukrainës, Viktor Janukovic ka bërë një gabim të turpshëm gjeografik në vizitën e tij në Bruksel, ku ka ngatërruar Kosovën me Serbinë dhe Malin e Zi. Janukovic ka bërë dhe vizitën e tij të parë si president në Bruksel për të treguar angazhimin e tij pro Europës dhe më pas do të shkojë në Moskë edhe pse ai njihet si lideri më i fortë pro rus. Janukovic u pyet për cështjen e ndjeshme të dy republikave separatiste të Ostisë Jugore dhe Abkazi të cilat Rusia i krahasoi me Kosovën dhe i njohu si të pavarura.
Në lidhje me pyetjen nëse edhe Ukraina do ti njohë këto dy republika, Janukovic u shpreh:
“E kam thënë edhe më parë se ne jemi kundër standardeve dyfishe , e kam fjalën për Serbinë ose të jem më i saktë për njohjen e Malit të Zi , më saktë për njohjen e pavarësisë së Kosovës” ka thënë Janukovic.
Më pas gabimet kanë vazhduar pasi ai i është referuar konfliktit të vitit 2008 duke përmendur Osetinë e Veriut ndërkohë që bëhej fjalë për Osetinë e Jugut.
Për ta mbyllur, janukovic tha se rregullat ndërkombëtare janë njëlloj për të gjitha shtetet, por ai shtoi se njohja e dy Republikave, Ostisë Jugore dhe Abkazisë nuk është në axhendën e tij si president.
Në fakt Janukovic nuk njihet si orator i mirë, madje ai bën shumë gafa. Ai ju shmang gjithë debateve publike dhe televizive me rivalen e tij Timoshenko gjatë garës presidenciale e megjithatë ai mori shumicën e votave nga populli.
(e.n/News24/BalkanWeb)