E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në “K. e Lezhës”

Lezhë -Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta, mori sot pjesë në 565 vjetorin e Kuvendit të Lezhës. “Jam shumë i kënaqur që kam marr pjesë në këtë ngjarje shumë të madhe, jo vetëm për popullin e Lezhës, por për të gjithë popullin shqiptar, për kombin tonë”-theksoi Meta. Është një ngjarje historike u shpreh Meta, e cila ka vlerë jo vetëm që të kujtohet me nderim dhe madhështi, por nga e cila duhet gjithnjë të nxirren mësime të cilat duhet të reflektohen në angazhimin e gjithë shqiptarëve dhe sidomos të politikanëve për t’i shërbyer qëllimeve më të mëdha kombëtare.

“Atyre qëllimeve që përbashkojnë aspiratat e kombit tonë, jo vetëm për të qenë të integruar dhe të bashkuar, por edhe për të pasur gjithnjë një të ardhme me dinjitetet, një të ardhme e cila qëndron fortë mbi lirinë, sepse për këtë të ardhme luftoi edhe Gjergj Kastriot Skënderbeu” përfundoi mesazhin lideri i LSI-së z. Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›