Kush janë aleatët e PD?
TiranëDeputeti i Partisë Demokratike, Preç Zogaj theksoi sot se partia që vjen me deputetë të zgjedhur nga sigla e saj në zgjedhjet e qershorit, do të jetë kontributi më i madh. Zogaj tha për mediat se “diskutimi se si do ta ndërtojë PD koalicionin për zgjedhje do të bëhet në strukturat e partisë". "Krijimi i koalicionit zgjedhor është një vendim i një rëndësie të veçantë që do të merret me seriozitetin e nevojshëm nga strukturat drejtuese të PD-së dhe aty unë do të jap mendimin tim", tha deputeti demokratë. I pyetur nëse është një risk për PD-në që të lirojë vende për aleatët, Zogaj u shpreh se "ky lloj koalicioni është teknikisht i pamundur, sepse të lirosh vende do të thotë 'de facto' shkrije partish".
"Duke rezervuar të drejtën që mendimet e mia për koalicionin t'i them në një forum të partisë, në parim them se tjetër gjë është respektimi i aleatëve dhe një gjë tjetër është nevoja që ka PD për parti aleate që fitojnë deputetë. Ky është problem i madh, pasi e majta ka dy parti që të gjitha sondazhet tregojnë se hyjnë në parlament, ndoshta edhe 3 parti", tha zoti Zogaj. Në këtë drejtim, ai u shpreh se "strategjia e koalicionit të drejtuar nga PD duhet të jetë që të përgjigjet në të njëjtën mënyrë".
"Koalicioni që do të krijohet nga PD duhet të ketë në përbërje të tij të paktën 1 ose 2 parti aleate që me forcën dhe me siglën e tyre marrin deputetë. Kjo është beteja, ndaj them se respekti për aletatët është njëra anë, por nxitja e aleatëve që të marrin deputetët e vetë është shumë e rëndësishme", tha Zogaj.