Meta viziton grevistët
Tiranë-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta ka vizituar sot grevistët e familjarëve të zhdukuar në tragjedinë e 9 janarit 2004. Meta ka kërkuar zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie, dhe gjetjen e trupave te fëmijëve te tyre te zhdukur. “Kjo është një grevë unikale në Botë që tre grevistë bëjnë grevë urie me tre arkivole ngjitur. Pasi kanë 5 vjet që i kërkojnë Presidentëve të Republikës, që i kërkojnë Prokurorëve të Republikës, që i kërkojnë ministrave të drejtësisë, kryetarëve të Parlamentit që të hetohet çështja, dhe të nxiret përgjegjësia që ata banditë në pushtet që i lanë me ndërgjegje për orë të tëra ata shqiptarë që të vdesin nga të ftohtit në Karaburun, të shkojë para drejtësisë dhe para gjyqit”-theksoi kreu i LSI-së.
Sipas Metës, shteti duhet të negociojë me grevistët dhe të fillojë sa më shpejtë hetimi për zbardhjen e kësaj tragjedie, pasi sic theksoi ai, këta nuk kërkojnë as rritje page, nuk kërkojnë as ndonjë status, as dekorata, as pishtar demokracie, këta kërkojnë vetëm drejtësi dhe zbatimin e ligjit për njerëzit e tyre që i vrau politika. “Sot nëpërmjet medias jam informuar që Kryeministri i asaj nate z. Dokle, se tjetri nuk ishte në Shqipëri, fliste për fitoren e politikës së re më 28 qershor, dhe nuk vjen këtu për t’ju vizituar ju. Ndaj unë do ti them atij, si nuk vjen turp që nuk ke ardhur ti takosh këta njerëz se po bënë 6 vjet që ka ndodhur kjo tragjedi, që nuk i ke ardhur për ngushëllim këtyre njerëzve”- u shpreh Meta.
Kreu i LSI-së u ka bërë thirrje Presidentit, Kryeministrit, Prokurores së Përgjithshme, Kryetares së Parlamentit, Avokatit të Popullit, Ministrit të Drejtësisë të veprojnë sa më shpejtë, të vijnë në dialog me këta njerëz, sepse faktet e reja kanë nevojë të vlerësohen dhe të fillojë menjëherë hetimi. Meta ka telefonuar Ministren e Shëndetësisë znj. Godo për t’i ardhur në ndihmë të ngujuarve për ndihmë mjekësore.