Obama: Kriza do të vazhdojë
Uashington-Presidenti amerikan, Barack Obama deklaroi sot se shifrat e aktivitetit ekonomik amerikan për tremujorin e parë të vitit 2009 nuk do të jenë më të mira se ato të tremujorit të fundit të vitit 2008, duke mos dhënë kështu shpresë për përmirësimin e krizës ekonomike. "Rezultatet ekonomike gjatë tremujorit të fundit të vitit 2008 kanë qënë rezultatet më të këqijat që kemi njohur prej 25 vitesh dhe tremujori i parë i këtij viti nuk mendohet të jetë më i mirë'', deklaroi Obama në një fjalim të mbajtur në Departamentin amerikan të Transportit.
Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2008, Prodhimi i Brendshëm Bruto pësoi një rënie me 6,2 për qind në raport me tremujorin e tretë, duke njohur kështu kontraktimin më të fortë që nga periudha e tremujorit të parë të vitit 1982, sipas shifrave të Departamentit të Tregtisë që u publikuan të premten.