E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në Kazakistan: Intensifikim marrëdhëniesh

Gjatë takimit, dy diplomatët diskutuan mbi mundësitë e rritjes dhe institucionalizimit të kontakteve mes dy vendeve, me qëllim thellimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat, në veçanti në sektorin ekonomik, investimet dhe turizëm.

“Ekziston potenciali për t’i avancuar më tej marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kazakistanit përmes shkëmbimit të vizitave zyrtare në nivelet më të larta, nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe në fushën e nxitjes dhe mbrojtjes së investimeve, heqjes së taksimit të dyfishtë, si dhe një protokoll të posaçëm mes ministrive të Punëve të Jashtme", u shpreh Meta.

Nga ana e tij, Saudbayev rreth zhvillimeve të fundit në Ballkanin Perëndimor dhe realitetin e ri të krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke vlerësuar se kjo i ka kontribuar rritjes së sigurisë dhe stabilitetit të rajonit.

Ai kërkoi mbështetjen e Kazakistanit për aderimin e Kosovës në Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ministri i Jashtëm i Kazakistanit i priti me interes propozimet për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke shprehur gadishmërinë për të marrë në konsideratë kërkesën për aderimin e Kosovës në Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›