E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë-Gjermani, marrëveshje miliarda dollarëshe

Të dy kryeministrat e vendeve respektive paralajmëruan se do të mbahen takime për çdo vit, në mënyrë që të çohen para marrëdhëniet dy paleshe.

Në një kumtesë prej 28 pikash thuhet se janë arritur marrëveshje për bashkëpunim politik, ekonomik, kulturor dhe shoqëror. Gjermania dhe Kina nënshkruan marrëveshje në vlerë prej miliarda dollarësh, njëra prej të cilave parashikon zhvillimin e turbinave me gaz, ndërsa një tjetër prodhimin e kamionëve në Pekin.

Merkel ka kërkuar prej Kinës që të hapë tregjet për prodhimet nga vendet e huaja, pasi që sipërmarrjet gjermane janë të interesuara që të futen edhe më shumë në tregun e Kinës.

Teksa Kina është partneri më i madh tregtar i Gjermanisë në Azi, Gjermania është partneri kryesor evropian për Pekinin. Marrëdhëniet tregtare mes Kinës e Gjermanisë, vitin e kaluar, kapën shifrën e 100 miliardë dollarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›