E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta takon përfaqësuesen e OSBE-së për lirinë e shtypit

Zv.Kryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Ilir Meta, ka takuar sot Përfaqësuesen e OSBE-së për Lirinë e Shtypit, znj. Dunja Mijatoviç

Gjatë takimit Zv. Kryeministri Meta vlerësoi punën e rëndësishme që kryen ky institucion në drejtim të zbatimit të angazhimeve të OSBE-së në fushën e lirisë së shtypit.

Z. Meta shprehu gatishmërinë e institucioneve shqiptare për të përfituar nga përvoja e zyrës së OSBE-së për Lirinë e Shtypit në procesin e përmirësimit të legjislacionit shqiptar në fushën e medias, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.

Nga ana e saj, znj. Mijatoviç nënvizoi bashkëpunimin shumë të mirë që ka patur me institucionet shqiptare dhe aktorët e ndryshëm të medias në vend, si dhe u angazhua se institucioni që ajo përfaqëson do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me institucionet shqiptare për rritjen e standardeve të shtypit të lirë në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›