Meta ne Kucove Ju jeni te paret votoni Aleanca per Qytetarin
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, gjatë turit të tij përmbyllës së fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 majit është ndalur dje në Kuçovë për të prezantuar kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”z. Selfo Kapllani.
z. Meta e ka vlerësuar kandidaturën e Selfo Kapllanit, si kandidatin që do të garantoj të ardhmen më të mirë për qytetarët kuçovarë. Në mitingun përmbyllës të fushatës në Kuçovë, Meta tha se Selfo Kapllani është një përfaqësues i mrekullueshëm i vlerave më të mira që ka ky qyteti dhe se “Aleanca për Qytetarin” nuk ka propozuar një kandidat, i cili do të jetë kryetari i Bashkisë së Kuçovës për interesa të ngushta të asnjë force politike.
Meta shpjegoi se është përzgjedhur në mënyrë konsensual me të gjitha forcat e tjera të “Aleancës për Qytetarin”, një nga djemtë më të mirë të Kuçovës, një nga intelektualët më të mirë, që asnjëherë nuk i ka munguar këtij qyteti, i dalluar si një qytet i njerëzve të punës dhe si qytet që është në qendër për krijimin dhe formimin e intelektualëve. Sipas Metës, Kapllani do të krijojë vërtet një staf të aftë që t’iu përgjigjet të gjitha sfidave që ka qyteti dhe shprehu bindjen në aftësitë e tij, duke u thënë se kandidati i mazhorancës është e vetmja alternativë që garanton të ardhmen më të mirë të qytetarëve të Kuçovës dhe të fëmijëve të tyre.