PS padi Bashes ne Prokurori per 21 janarin
Partia Socialiste ka menduar qe vetem pak dite nga data e zgjedhjeve te riaktualizoje ngjarjet e 21 janarit si akuze penale per Bashen per te cilen eshte sherbyer me ane te provave te reja te depozituara ne Prokurorine e Pergjithshme. Sot nje muaj me pas jemi ketu ne Prokurorine e Tiranes per te depozituar prova te tjera shkresore dhe filmike qe vertetojne pergjegjesite penale te shtetasit Lulzim Xhelal Basha. Me lejoni te shpreh vleresimin dhe mbeshtetjen tone per nje hetim te plote dhe te pavarur nga institucioni i Prokurorise. Lulzim Xhelal Basha nuk mund tia hedhe edhe kesaj radhe sikurse beri dy vjet me pare. Atehere nen akuze nen pergjegjesi e vertetuar boterisht se Lulzim Basha vodhi 230 milione euro. Atehere Basha ia hodhi per shkak te procedurave duke pervetesuar 230 milione euro tha pak pas daljes nga Prokuroria e Pergjithshme nje nga drejtuesit e Grupit Parlamentar te PS-se deputeti Taulant Balla. Ky akt i selise roze perben sa nje thyerje ne ritmin e fushates elektorale ashtu edhe nje taktike te pritshme nisur nga akuzat e deritanishme te saj per Lulzim Bashen.