E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfida e se majtes ne bastionin e se djathtes

Beteja

Njesia vendore numer 8 ne Tirane konsiderohet si nje nga bastionet historike te se djathtes ne kryeqytet. shte fakt qe kjo njesi gjate gjithe historise se pluralizmit ne vend ka qene e drejtuar nga perfaqesues te se djathtes ndonese kjo gje nuk ka ndodhur ne pjesen me te madhe te kohes me vete qytetin e Tiranes i cili prej dhjete viteve te fundit eshte drejtuar nga socialisti Edi Rama. Kjo njesi vendore perfshin ne territorin e saj edhe nje pjese derrmuese te atyre qe njihen si tiranasit e vjeter dhe qe realisht jane te vendosur ne kete territor prej disa brezash. Ne shtresezimin e popullsise se kesaj zone pjesen me te madhe e perbejne edhe ish-pronaret e tokave ne kryeqytet dhe te paket krahasuar me pjesen tjeter te Tiranes jane te ardhurit ne kete zone. Ne kete kuader problematika e kesaj zone me shume lidhet me ceshtjen e kthimit dhe kompensimit te pronave ndonese edhe infrastruktura e vjetruar eshte nje tjeter problem i madh ne kete minibashki te kryeqytetit. Kjo njesi vendore perfshin qendra historike te Tiranes se vjeter dhe rruget e saj jane pjese e asaj cfare konsiderohet tradicionale dhe e vjeter ne kryeqytetin shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›