Has, vret gruan e më pas veten
Në fshatin Brenoge komuna Fajza të Rrethit të Hasit krimi në familje ka goditur sërisht. Gëzim Muslika 33 vjec ka vrarë gruan e tij Pranvera. Pas njoftimit në fshatin e largët ka mbëritur policia , e caila ka tentuar të hyjë në banesë, por 33 vjecari ka bërë rezistencë dhe ka mbajtur peng babin dhe tre femijet e tij.
Gjatë gjithë natën forcat e policisë së Kuksit kanë mbajtur te rrethuar banesën dhe kanë tentuar të negociojnë me vrasësin i cili gjatë gjithë kohës ka kërcënuar se do të vetevritej. Pas negociatave është bërë e mundur nxjerrja nga banesa e tre fëmijëve të mitur dhe e babait të Gëzim Muslikës, i cili i ka dorëzuar policisë edhe një armë të cilën i biri e mbante pa leje, përvec armës të krimit.
Rreth orës 5:00 të mëngjesit të sotëm Gëzim Muslika ka vrarë edhe veten duke shënuar 2 viktima brenda familjes dhe duke lënë jetim tre fëmijët e mitur.
Futura Tota
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 28 korrik 2010 ) < I mëparshmi