Irlandë e Veriut, nëpranga 10 shqiptarë
IRLANDë E VERIUT- 10 shqiptarë janë arrestuar një ditë më parë në Irlandën e Veriut gjatë 22 operacioneve të njëpasnjëshme të kryera në këtë vend. Lajmi bëhet i ditur nga BBC por edhe media të tjera Britanike.
Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur ishin të moshës 30 deri në 44 vjec ndërsa arrestimet u kryen duke nisur nga konteja e Kerrit e deri në Oksford. Të 10 personat bënin pjesë në një rrjet kriminal që merrej kryesisht me vjedhjet ndërkohë që operacioni për arrestimin e tyre kishte zgjatur katër muaj ndërsa ne të ishin përfshirë përvec policisë vendase edhe zyra e interpolit.
Që nga viti 2008, grupi kriminal kishte kryer rreth 50 vjedhje kryesisht në zyrat e postave dhe pikat e karburanteve. Të arrestuarit po mbahen në disa rajone policore të vendit për tu marrë në pyetje ndërsa policia po vijon hetimet për të zbuluar edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.
(m.a/News24/BalkanWeb)