Rruga Fushë Krujë-Milot, banorët: Duam dëmshpërblim të ri
Banoret e shtepive qe preken nga zgjerimi i autostrades Fushe Kruje –Milot, kundershtojne vleresimin qe eshte bere nga qeveria. "E gjithe pasuria ime eshte vleresuar 77 milione leke te vjetra. Leket kane kaluar te merkuren, kane ardhur me na i prish, pa asnje lloj njoftimi zyrtar. Sot i kam te gjitha pajisjet, femijet jane strehuar neper lagjet", thote nje banor.
"Kjo eshte shtepia ime, kam punuar 20 vjet pe te ndertuar ate shtepi, jam vete i peste me femije, dhe ma kane vleresuar sa nje makine, 40 milione leke te vjetra. Token nuk na e kane vleresuar, 3 milione e gjysme leke dynymi. Tani nuk kemi as toke ku te ndertojme shtepi tjeter", thote nje tjeter banor.
Ankeses se tyre i eshte bashkuar edhe deputeti socialist Gjovalin Kadeli. "Asnje nga banoret nuk eshte kunder ndertimit te rruges, pasi kjo rruge u sherben te gjithve, por nuk kane se si te jene dakord me vleresime qesharake, te njeanshme. Dua ti bej thirrje drejtuesve, zotit Bojaxhi, i cili e ka marr me shume ngulm kete pune, te kete kujdes ne prishjen e ketyre objekteve, te jete ne rregull kundrejt ligjit, duke i dhene secilit procesverbalin e prishjes ne dore", tha Gjovalin Kadeli, deputet i PS.
Nderkaq Inspektoriati Kombetar i Ndertimit ka nisur prishjen e ndertesave. Kreu i tij Gjergj Bojaxhi, thote se banoret mund te shkojne ne gjykate, por kjo nuk e pengon procesin. "Ky eshte nje proces qe mund te cohet ne gjykate nga banoret dhe ne menyre individuale, secilit ti rivleresohet shtepia nga gjykata. Ne momentin qe gjykata merr nje vendim per te rivleresuar me nje vlere me te madhe objektin, sigurisht behet dhe pjesa tjeter e pageses, por procesi i ankimimit ne gjykate mund te behet vetem per rivleresim dhe nuk pengon vazhdimin e autostrades, apo ndertimin e objektit", tha Gjergj Bojaxhi. Me ardhjen ne krye te inspektoriatit, zoti Bojaxhi tha se nuk do te tolerohet asnje ndertim pa leje.
Adi Darsi < I mëparshmi