E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish të përndjekurit, qeveria 1.47 miliardë lekë dëmshpërblim

Këshilli i Ministrave miratoi një tjetër vendim për dëmshpërblimin financiar për ish–të dënuarit politikë të regjimit komunist. Vendimi përcakton masat e shpërblimit për të tjerë ish të dënuar politik, kërkesat e të cilëve kanë përmbushur kriteret ligjore për përfitim financiar, për ditët e qëndrimit në burgjet politik, nga viti 1944 deri në vitin 1991, si dhe për familjarët e të dënuarve me dënim kapital. Shuma e masës financiare për 427 ish të dënuar politikë me burgim që përfitojnë nga ky vendim llogaritet në vlerë totale 1.47 miliarde lek.

Nderkohe kryeministri Sali Berisha njoftoi gjate mbledhjes se qeverise aksionin per pastrimin e zonave turistike ne prag te fillimit te sezonit pasi sipas nje raporti te hartuar nga ministria e Mjedisit rezulton se situta e ndotjes eshte kritike.

"Ministri i Mjedisit, zoti Mediu ka sjelle nje dokument shume te hollesishem ku paraqet nje gjendje tmerresisht te papranueshme ne zonat tona kryesore turistike, kerkohet nderhyrje emergjente me te gjitha mjetet per te pastruar me shpejtesi te gjithe zonen turistike", tha kryeministri Sali Berisha.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›