E Shtunë, 31 Tetor 2026

11 % e karburanteve në shkallë vendi abuzojnë me sasinë

03-09-2013 / Gazeta 55

Abuzimet në karburante - gati publikimi i emrave të kompanive

Emrat e kompanive që kanë vjedhur konsumatorët duke u shitur më pak karburant nga sa ata paguanin, do të publikohen brenda pak ditësh. Pas kërkesës së kryeministrit Berisha, Drejtoria e Metrologjisë, ka dorëzuar në Ministrinë e Ekonomisë aktin normative që eliminon pengesat ligjore që ndalonin publikimin e emrave. Të kontaktuar nga televizioni Klan, drejtues të Metrologjisë thonë se, akti ka të bëjë me ndryshimin e nenit numër 9 në ligjin për inspektimet, i cili nuk lejonte bërjen publike të subjekteve që kapeshin me shkelje.  Biznesi që e ka kërkuar me forcë publikimin e emrave, thotë se do t’i kallëzoje ato penalisht.  “Jemi të gatshëm t’i çojnë në prokurori në qoftë se konstatohet se na është shkaktuar dëm financiar pas publikimit të emrave. Për disa kompani demi nga sasia e karburantit është i larte”. Nga ana tjetër, burime te prokurorisë se përgjithshme thonë se do te nisin hetimet kryesisht, jo vetëm për rastet e abuzimeve me sasinë, por edhe për cilësinë e karburanteve qe tregtohen ne Shqipëri. Dhe pjese e hetimeve nuk do te jene vetëm karburantet e kapura me shkelje nga Drejtoria e Metrologjisë, por te gjitha subjektet, nga importuesit e deri tek pikat e karburanteve. Nga kontrolli i Drejtorisë se Metrologjisë rezultoi se mbi 11 % e karburanteve ne shkalle vendi abuzonin me sasinë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›