E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bilisht, vodhi 13 mln lekë nga llogaria e klientit, pranga drejtorit të Bankës

Drejtori i një filiali të Raiffeisen Bank në Bilisht, u arrestua nga policia e Korçës pasi akuzohet për vjedhjen e një shume të konsideruar parash nga llogaria e një klienti të bankës.

Arrestimi i B.Topallit u bë mbrëmjen e sotme me kërkesë të Prokurorisë së Korçës dhe vendim të gjykatës së Korçës nën akuzën e vjedhjes.

Topalli akuzohet për vjedhjen e 13 milionë lekëve nga llogaria e një klienti të bankës , të cilat i ka përdorur për blerjen e një pasurie të paluajtshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›