E Enjte, 5 Nëntor 2026

Meta në mbrojtje të Islamit

Presidenti Ilir Meta është solidarizuar me ish-deputetin e PD Kastriot Islami, ndërsa e konsideroi akt të turpshëm dhe provokativ shoqërimin e tij në komisariatin e policisë pasi i konstatua se po qarkullonte pa maske. “Solidaritet të plotë me Profesor Kastriot Islamin dhe ndjesë për këtë akt të turpshëm dhe provokativ, që ndodhi ndaj tij për hakmarrje politike dhe personale”, shkruan presidenti Meta.
Në një postim në Faceook, zoti Islami akuzoi kryeministrin Edi Rama si njeriun që sipas tij e shoqëroi dhe e izoloi në ambjentet e policisë. Ai u shpreh se në ambientet e paraburgimit nuk është marrë asnjë masë anticovid. Pak ditë më parë zoti Meta kishte botuar në rrjete sociale një fotografi me zotin Islami, ku të dy shfaqeshin pa maskë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›