Meta në takimin me raporterët: Duhet reformë zgjedhore

Delegacioni i udhëhequr nga senatori çek Tomas Jirca dhe deputeti moldav Grigore Petrenco është ndalur fillimisht në selinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku janë takuar me kryetarin Ilir Meta.
Pas takimit, kreu i LSI-së u shpreh se tema kryesore e bisedës ishte situata paszgjedhore.
"Ndamë mendime të përbashkëta për rezultatin e ngushtë të zgjedhjeve. Vendimet e gjykatave janë të padiskutueshme, ndërsa është tepër i rëndësishëm realizimi i reformës së re zgjedhore", tha Meta, duke shtuar se në Kodin Zgjedhor duhet të përfshihen zgjidhjet për problematikat që u krijuan gjatë zgjedhjeve të fundit. /Start/
2011-07-01 11:53