Berisha: Universiteti i Administratës Publike i domosdoshëm

Ambasadori i BE-së, gjatë fjalës së tij shprehu nevojën e reformimit të administratës, si një nga 12 kriteret që duhet të përmbushë Shqipëria për integrimin e saj.
Sekui tha se Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i japë Qeverisë shqiptare ndihmën e nevojshme për këtë proces.
“Bashkimi Evropian ka ndihmuar në teknologjinë e informacionit, për të përmirësuar shërbimet publike, si dhe ka dhënë një fond prej 40 milionë eurosh për reformat në administratë dhe për shërbimin civil”, theksoi ambasadori i BE-së në vendin tonë.
Nga ana e tij, kryeministri Sali Berisha e cilësoi si prioritet të Qeverisë reformimin e administratës publike. Ai shprehu domosdoshmërinë për ngritjen e Universitetit të Administratës Publike. /Start/
2011-07-01 11:01