Meta nervoz, braktis festën tek Spitali Amerikan. Po fliste Arvizu
Ish zëvendëskryeministri Ilir Meta ka filluar të ndjehet i izoluar dhe i injoruar nga mjedisi politik. Në një pritje organizuar nga Spitali Amerikan ne Tiranë, ai shoqërohej në vetminë e tij nga Spartak Braho, personi më i afërt që ka marrë përsipër mbrojtjen ligjore të tij. Ka rënë për keq në sy të pjesëmarrësve pasi askush nuk i ka folur, përfshi dhe ministra të qeverisë. Bode, Basha dhe Mediu që janë si të shtëpisë në atë biznes, e kanë injoruar praninë e tij dhe as e kanë përshëndetur. Por shpërthimi i Metës është vërejtur pak më vonë. Kur Ambasadori Arvizu ka nisur të flasë, Meta ka braktisur sallën duke mërmëritur Nuk e duroj dot këtë. Bashkë me të është larguar dhe Braho. Falë disa gazetarëve që ishin afër tij është parë skena e ikjes së tij dhe mospërfillja nga mjedisi përreth. Por festa ka vazhduar dhe askush nuk ka vërejtur mungesën e tij. As dhe braktisjen e fjalës së ambasadorit amerikan.