E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksikë, 11 të vdekur nga shpërthimi në një naftësjellës

Lajmi u bë publik nga qeveria e shtetit Puebla. “Bilanci i shpërthimit është 11 persona të vdekur, 12 të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, dhe 32 shtëpi të shkatërruara”, i tha shtypit Valentin Meneses, ministër i Brendshëm i qeverisë së shtetit Puebla.

Sipas Meneses, shpërthimi që ndodhi rreth orës 05:30 me orën lokale, ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një rrjedhje nafte. Televizionet lokale transmetuan pamje ku tregohej një re e madhe tymi të zi që ngrihej mbi vendin e shpërthimit dhe shumë persona që largoheshnin nga shtëpitë e tyre.

Meneses deklaroi se ekipet e zjarrfikësve tashmë kanë vënë nën kontroll zjarrin e shkaktuar nga shpërthimi.

                                                                                             2010-12-19 17:46
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›