E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kanalizimet, përparësi zonat turistike, Rama: Fjalimet në mars, ndërtimet pa leje në verë

Kryesocialisti Rama ka komentuar deklaratën e shefit të qeverisë në mbledhjen e Grupit të Punës për Çështjet e Ujërave dhe Kanalizimeve. Përmes mesazhit të shpërndarë në Tuiter, Rama thekson se fjalimet mbi kanalizimet, Berisha i mban çdo mars, por çdo verë shohim të rritet numri i  ndërtimeve pa leje në zonat turistike.

Çdo mars fjalime për ujrat e kanalizimet në prag të sezonit turistik, çdo verë më shumë ndërtime pa leje dhe gropa septike për turistët, komenton Rama në Tuiter.

Berisha: Të përfundojë procesi i kanalizimeve, përparësi në zonat turistike  

Në mbledhjen e Grupit të Punës për Çështjet e Ujërave dhe Kanalizimeve, kryeministri Berisha ka kërkuar  përfundimin e procesit të kanalizimeve dhe lidhjes së tyre me kolektorët, duke theksuar se përparësi duhet tu jepet fillimisht zonave turistike. Sipas tij, më tej procesi duhet të shtrihet në të gjithë vendin.

Duhet të veprohet me shpejtësi dhe me përparësi absolute për përfundimin e procesit të kanalizimeve dhe të impianteve të përpunimit, veçanërisht në zonat turistike, tha Berisha.

Gjithashtu ai kërkoi që të parashikohen kolektorët e ujërave të shiut, mungesa ose mosfunksionimi i e të cilëve shpesh ka shkaktuar përmbytjen e qyteteve në stinën e reshjeve.

Është e domosdoshme që Drejtoria e Rrugëve, në të gjitha ndërtimet, të parashikojë kolektorët e ujërave të shiut. Shoqëritë e ujësjellësve duhet të jenë përgjegjëse për furnizimin me ujë, për shërbimin e kanalizimeve dhe trajtimin e ujerave të shiut, theksoi kryeministri. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›