E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Meta i Sllovakisë çon koalicionin drejt humbjes

Share

Në video shihet një kuzhinë e bardhë. Një person i shëndoshë sjell pijet. Miku e lë xhaketën mbi një karrige. Toni mes tyre është shumë miqësor. Ky është pikërisht skandali.

Përpara dy javësh një seri filmimesh të shkurtra dolën në internet. Ato tregonin një biznesmen të dyshimtë, Marian Kocner, për të cilin thuhet se është një kontakt i mafias. Tjetri është Richard Sulik.

Sulik është një biznesmen i respektuar dhe një nga politikanët e paktë sllovakë që është bërë i njohur në mbarë Europën pasi kundërshtoi miratimin e paketës së shpëtimit të eurozonës.

Por këto publikime në internet duket se kanë përcaktuar edhe fatin e tij politik. Sot Sllovakia voton, por partia e tij liberale Liri dhe solidaritet nuk do e kapërcejë mesa duket pragun e 5 përqindëshit.

Bashkë me Sulik do të rrëzohet edhe partia kryesore në qeverisje, SDKU, për shkak të skandalit korruptiv. Sulik në vitin e shkuar ishte kryetar parlamenti për shkak se partia e tij ishte partnerja e vogël në koalicionin e kryeministres Iveta Radicova.

Skandali në fjalë është quajtur Gorilla për shkak të emrave që shfaqen në protokollet e përgjimit. Ai ka provokuar protesta të shumta në vend.

Ekspertët thonë se opozita socialiste e Robert Ficos pritet të fitojë zgjedhjet. Ata parashikojnë taksimin e të pasurve dhe një seri masash për të zbutur efektet e krizës. Megjithatë në kutitë e votimit pritet të dalin nga 43 deri në 48 përqind e popullsisë, 10 përqind më pak se herën e fundit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›