E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta niset nesër për vizitë zyrtare në Kosovë

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, do të zhvillojë një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë, më 25-26 nëntor 2009, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Skënder Hyseni.
Gjatë vizitës do të zhvillohen bisedime zyrtare dypalëshe mes dy delegacioneve si dhe do të nënshkruhet Protokolli i Bashkëpunimit mes dy MPJ-ve. Përveç bisedimeve zyrtare, z. Meta do të pritet në takime të veçanta nga Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Meta gjithashtu do të ketë takime te veçanta me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Markus Bentli, me drejtues të partive politike, me përfaqësues të komuniteteve pakicë, përfshi dhe ata serb.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›