Meta përjashton zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme
Z. Meta, në takimin me gazetarët, theksoi qëndrimin e partisë së tij, se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohen në vitin 2013, duke përjashtuar plotësisht mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Lidhur me propozimet e opozitës në parlament, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, theksoi se propozimet e tyre do të shqyrtohen sipas të gjitha procedurave.
"Është për të ardhur keq që opozita kundërshton edhe institucione të njohura ndërkombëtare", u shpreh Meta, duke përmendur Komisionin e Venecias, të cilin e vlerësoi si një institucion të besueshme që ka dhënë edhe më parë ndihmën e tij për Shqipërinë.