Kryeministri japonez mund të vizitojë Kinën në maj
Hatoyama ka gjasa të takohet me presidentin kinez në Shangai për të diskutuar çështje si "zhvillimi i teknologjisë për nxjerrjen dhe përpunimin e gazit në Detin e Kinës Lindore, çështjen bërthamore të Koresë së Veriut dhe bashkëpunimin për sektorin ushqimor", shkruan e përditshmja "Nikkei", pa cituar burime.
Hatoyama, i cili e vizitoi Kinën edhe tetorin e kaluar me rastin e një samiti rajonal, ka deklaruar se kërkon të "ndërtojë marrëdhënie më të ngushta me fqinjët e Japonisë" dhe vazhdimisht ka bërë thirrje për "një monedhë të vetme për komunitetin e Azisë Lindore".