E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta politika shkemben akuza ne distance

Partia Socialiste deklaroi se skandali “Meta” ka marrë një tjetër përmasë me deklarimin e një ditë më parë të Kryetares së Gjykatës së Lartë. Sqarimi i zonjës Shpresa Becaj se vendimi i Gjykatës së Apelit për të cilin bëhet fjalë në video, është marrë tre muaj pas rregjistrimit të videos, përgënjeshtron deklarimet e ish- ministrit Meta, tha PS, per Ermonela Felajt.

“Sipas deklaratës së Kryetares së Gjykatës së Lartë, rezulton që Ilir Meta të ketë gënjyer në lidhje me ekzistencën e vendimit të formës së prerë. Pasi u kap gafil, i regjistruar në video, teksa përpiqej si ndonjë padrino i vërtetë i mafias të ushtronte presion mbi një ministër për t’u dhënë miqve të tij në këmbim të 700 000 eurove, një koncesion për ndërtim hidrocentralesh, nga i cili edhe ai vetë është akuzuar se do të përfitonte 20% të të ardhurave, Ilir Meta shpresoi të përdorte një vendim inekzistent të Gjykatës së Apelit, si një gjethe fiku për të shpëtuar nga përballja me drejtësinë” tha Felaj.

Nga ana tjetër demokratët janë kundërpërjgigjur duke akuzuar kreun e socialistëve Edi Rama dhe duke i mbetur deklarimit se video ka qenë e montuar prej tij.

”Me këtë akt të shëmtuar Edvin Kristaq Rama, që njëlloj si i ati që firmoste ekzekutimet me varje të kundërshtarëve të tij politikë, me të njëjtin pasion është edhe ky. I aftë të ndërmarrë çdo montim e trillim për të luftuar kundërshtarët e tij siç bëri ndaj kryeministrit. Kultivari i fundit i bunkerit të bllokut harron që videon që serviri njeriu që pak muaj më parë do të të akuzonte për drogaxhi ngaqë e kishte gjetur lakuriq në oborrin e shtëpisë në Pezë e kishte në dorë kundërshtari yt politik Sali Berisha, dhe ta serviri ty si ushqim, i sigurt se në moralin e çimkës nuk do të bëhet gjë tjetër veçse fallsifikimi dhe manipulimin si montazhieri mjeran dhe i pashpresë që je” tha deputeti Eduart Halimi.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›