E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS u pergjigjet akuzave te Metes. Shalsi Meta iku korrupsioni mbetet

PS ka reaguar menjëherë pas akuzave që Ilir Meta lëshoi në drejtim te Kreut të PS Edi Rama. Deputeti Eduart Shalsi tha se akuzat e Metës janë vetëm thirrjet e tij të dëshpëruara, pas shfaqjes së tij në video ku të gjithë shqiptarët panë të vërtetën. Por PS tha se pavarësisht largimit të Metës, korrupsioni ka mbetur në qeveri i përfaqësuar nga kreu i mazhorancës Sali Berisha, i cili tha Shalsi gjithashtu i ka të numeruara ditet në pushtet.

“Shfaqja e sotme e Ilir Metës, e këtij matrapazi të paskrupullt në komitetin e rahmet pastë LSI-së, ishte një shfaqje e turpshme e një njeriu të dëshpëruar, e një njeriu të marrë fund. Largimi i Ilir Metës ishte thjesht dhe vetëm një manovër për të mbajtur në këmbë një koalicion që varfëron përditë shqiptarët; ishte një manovër për të mbajtur në këmbë këtë bandë që vjedh e rënon, e varfëron çdo shqiptar të ndershëm. Të mos harrojmë se Ilir Meta ishte dhe është vetëm një aktor i dalë boje i kësaj shfaqjeje të turpshme, pasi skenaristi dhe rregjisori vazhdon të mbetet Sali Berisha” tha Shalsi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›