Meta pranon koalicionin me Berishën

Koalicioni i ri qeverisës ka 75 mandate dhe mban emrin marrëveshja Berisha - Meta. Kështu edhe pse rezultati përfundimtar i zgjedhjeve ende nuk ka dalë, Berisha dhe Meta duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të qeverisur vendin për 4 vitet e ardhshme. Vetëm dy orë pas ftesës publike të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka pranuar ofertën për bashkëqeverisje. "Me përgjegjësi historike dhe atdhetare pranoj ftesën e Berishës për koalicion. Pranoj ftesën për nisjen e negociatave", tha ai. Sipas tij, ky është i vetmi vendim që ndihmon vendin. " Isha i gatshëm të qëndroja në opozitë, por LSI-ja nuk mund të qëndrojë në opozitë përballë një mazhorance PD- PS", tha ai. Meta tha se ftoi Ramën për bashkëpunim, por sot për shkak të rezultatit, që prodhon vetëm krizë, marrëveshja Rama-Meta është e pamundur. "Marrëveshja Rama-Berisha u provua, dhe i vetmi në opozitë ishte Meta, dhe u provua se kjo solli vetëm krizë. Solli kodin zgjedhor që solli këtë rezultat skandaloz. Ndaj marrim këtë vendim që i shërben integrimit europian", tha kreu i LSI-së.
Sipas Metës, ende nuk është përcaktuar asnjë term i marrëveshjes mes dy forcave politike. Vetë Meta ka theksuar se nuk do të ketë një qeverisje me kushte përveç integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
"Kushti i vetëm është që Berisha t'i përmbahet angazhimeve të shprehuara edhe sot, që ky koalicion t'i shërbejë integrimit europian të Shqipërisë", theksoi Ilir Meta. Sipas tij, programi i mazhorancës së re, të djathtë dhe të majtë do mundësojë liberalizmimin e vizave të shqiptarëve. "Për të majtën, mendoj se ka dy rrugë, një rrugë përmes LSI-së për të kontribuar në qeverisjen e vendit, në shërbim të interesave të vendit, dhe ajo e një opozite aktive që mendoj se do ta realizojë PS-ja", tha Meta. Sipas tij, marrëveshja Berisha-Meta do jetë transparente.
Për më shumë se 10 minuta, kreu i LSI-së, Meta ka sqaruar arsyet që çuan 4 deputetët e kësaj force politike të jenë pjesë e qeverisë Berisha.