E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia : Zgjedhjet me standarde demokratike

Turqia i ka vlerësuar si të sigurta, të qëndrueshme dhe me standarde demokratike zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Në një deklaratë të ministrisë së Jashtme turke, vlerësohen zgjedhjet e 28 qershorit si të sigurta dhe të qëndrueshme. "Turqia gjithashtu vlerëson se zgjedhjet u mbajtën me standardet demokratike", thuhet në deklaratë. Në deklaratë thuhet se Turqia do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë, e cila ka bërë progres në demokraci, stabilitet dhe zhvillim. "Ne jemi të gatshëm të përmirësojmë marrëdhëniet perfekte dhe bashkëpunimin", thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme turke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›