E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta pret delegacionin amerikan të biznesit për sigurinë

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, ka pritur ne Ministrine e jashtme , delegacionin amerikan të Biznesit për Çështje të Sigurisë Kombëtare të kryesuar nga Gjenerali Çarls Boyd. Gjatë takimit,u diskutua rreth çështjeve që lidhen me rolin e Shqipërisë për sigurinë rajonale, kontributin e saj në Afganistan, dhe integrimin e plotë në Bashkimin Europian .Në këtë takim mori pjesë edhe Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, John Withers.
Ministri I jashtem Ilir Meta,duke e vlerësuar vizitën e ketij delegacioni theksoi rëndësinë e marrëdhënieve me SHBA, si aleati strategjik i Shqipërisë për forcimin e paqes dhe stabilitetit. Ai gjithashu vlerësoi ndihmën e SHBA për integrimin e plotë të Shqipërisë në BE, në veçanti për forcimin e sigurisë kufitare dhe kombëtare.
Ndërsa Gjenerali Çarls Boyd mes të tjerash, vlerësoi politikën pozitive të ndjekur nga Shqipëria në rajon dhe shprehu mirënjohjen e Shteteve te Bashkuara për kontributin e rëndësishëm të Shqipërisë në Afganistan, si anëtare e NATOs.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›