Solyom:Liberalizimi i vizave, brenda verës

Presidenti i Hungarisë, Laszlo Solyom në një konferencë për shtyp me homologun Topi deklaroi se liberalizmit i vizave për shqiptarët mund të relizohet verën e ardhshme, duke theksuar se vonesa për Shqipërinë është thjesht teknike. Sipas Solyom "nëse vendi ynë mundëson mjete të sigurta identifikimi dhe bën kontrollin e mirë të kufijve, liberalizmi do të bëhet në fund të verës së ardhshme". Ai theksoi se Hungaria është gati të ofrojë kurse specializimi zyrtarët shqiptarë në përmbushjen sa më parë të kushteve teknike. Presidenti hungarez bëri apel për një funksionim normal të Parlamentit në Shqipëri. Ai vlerësoi rolin stabilizues të presidentit Topi për të arritur dialogun politik në vendin tonë. Presidenti hungarez garantoi edhe një herë mbështetjen e vendit të tij për liberalizmin e vizave. Presidenti i Hungarisë tha se shpreson intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Soloym tha se është shumë i rëndësishëm integrimi i Ballkanit në Bashkimin Europian. Ndërkohë që Presidenti Bamir Topi theksoi se intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Hungarisë është thelbësore dhe e nevojshme. Ai i kërkoi homologut hungarez që vendi i tij të thellojë bashkëpunimin ekonomik me Shqipërinë , duke theksuar se vendi ynë është e hapur që biznesi hungarez të vijë dhe të investojë, veçanërisht në sektorin e turizmit. "Bregdeti shqiptar është shumë i bukur dhe është një mundësi shumë e mire për investitorët hungarezë . Por ka shumë fusha ku mund të tërheqin inevstiorët hungarezë si energjitika, bujqësia, insfrastruktua, farmaceturika . Presidenti Topi falenderoi presidenti hungarez edhe për qëndrimin ndaj shtetit të Kosovës. "Ne ramë dakord me presidentin hungarez se stabiliteti në Kosovë kontribuon në stabilitetin rajonal", pohoi ai. Presidenti i Republikës Bamir Topi tha se vizita e presidentit hungarez në vendin tonë është demostrim i marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve. Topi falenderoi Solyom për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e integrimit, për ratifikimin e protokolleve për anëtarësimin në NATO-së, dhe për rolin e Hungarisë për liberalizmin e vizave dhe stabilitetin në rajon. Ai vlerësoi stabilitetin ë rajon, duke theksuar se vendi ynë ka luajtur një rol të rëndësishëm në vendosjen e këtij stabilitetit. Në praninë e presidentit Topi dhe presidentit të Hungarisë, Laszlo Solyom janë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve.