E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizita e Zv. kryeministrit të Kinës, dita e 2-të, gati investimet në Shqipëri

Zëvëndëskryeministri i Republikës Popullore te Kinës Deijang Zhang, në kuadër të vizitës treditore në Shqipëri është takuar sot me Presidentin e Republikës Bamir Topin, ku kanë dikutuar për marrdhëniet shume vjeçare dhe të mira mes dy vendeve. Po ashtu menjëhere pas kësaj vizite ai ka takuar kkryeministrin e vendit Sali Berishën, të dy personalitetet shprehën vendosmërinë e qeverive respektove për konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike, zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën ekonomike, të shkëmbimeve tregtare, në fushën e arsimit, kulturës, turizmit, si dhe në nxitjen e investitorëve kinezë për të ardhur me investimet e tyre në Shqipëri. Në këtë aspekt, të dy palët ranë dakord për të punuar së bashku për nxitjen e investimeve në sektorin energjetik, për bashkëpunimin në kuadrin e Parqeve Industriale, rritjen e shkëmbimeve tregtare, turizmin, Një tjetër ndalesë ka qenë takimi me forumin e Biznesit shqiptaro-kinez, takim të cilin e ka përshëndetyr edhe kryeministri Berisha.
Po ashtu nga ana tjetër zëvendësministri kinez është shprehur i kënaqur për pjesmarrjen e tij në shqipëri në një periudhë që përkon me 60 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona. Ndërsa ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunime të mëtejshme me karakter ekonomik me vendin tonë.
Zvendësministri kinez gjatë takimeve me krerë të lartë të vendit ka shprehur gadishmërinë për bashkëpunime të mëtejshme ekonomike dhe tregëtare me vendin tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›