Tahiri: Familja e Berishës vodhi pronat në Orikum
Partia Socialiste denoncoi sot, sipas skandalin më të fundit korruptiv të Sali Berishës, djalit të tij, Shkëlzen Berishës, dhe sekserit të radhës, Rrahman Selmanllarit.
Deputeti Sajmir Tahiri tha se banorët e Orikumit u plagosën nga policia, e cila po mbronte investimin e radhës të familjes qeverisëse më të korruptuar në Ballkan.
"Ky dokument tregon qartë se investitori që ka zaptuar tokat e banorëve në Orikum, nuk është një njeri çfarëdo, por është vetë Rrahman Selmanllari, sekseri më i ngushtë i Shkëlzen Berishës, djalit të Sali Berishës", theksoi Tahiri. Sipas tij, tokat e banorëve të Orikumi janë vjedhur dhe po përdoren për pushtetin e kryetarit të FAMILJES.
"Është kjo arsyeja pse protestës së banorëve të vjedhur të Orikumit, policia e shtetit, tashmë e kthyer në një bandë private nga Lulëzim Basha, iu përgjigj me dhunën e shkopave të gomës për të mbrojtur biznesin e radhës të Rrahmanit, Shkëlzenit e Saliut", u shpreh deputeti opozitar.
Në emër të PS-së, Tahiri i ka bërë thirrje Berishës, të ndalë veprimet e dhunshme ndaj banorëve, ndërsa ka kërkuar Prokuroria të fillojnë menjëherë hetimet për këtë skandal.