E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta pret në një takim drejtorin e BERZH

Gjatë takimit Meta vlerësoi në mënyrë të vaçantë marrëdhëniet e ngushta të qeverisë shqiptare me BERZH, në kuadër të financimit të shumë projekteve dhe asistencës teknike që Banka ka ofruar në disa sektorë strategjikë në vend, sië janë infrastruktura, energjia, apo sektori financiar.

Meta theksoi se investimet e BERZH, si një nga investitorët institucionalë më të mëdhenj në vend, dëshmojnë qartë për stabilitetin dhe progresin ekonomik si dhe potencialin në rritje të Shqipërisë për thithjen e investimeve të huaja.

Nga ana e tij z. Berg çmoi veçanërisht bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe të partnerëve të sektorit privat, falë të cilëve shumë projekte kanë qënë të suksesshme. Në këtë drejtim, z. Berg theksoi se BERZH planifikon të financojë në vitet në vazhdim projekte të tjera të rëndësishme në sektorin privat dhe atë publik, të cilat do të sjellin një zhvillim më të vrullshëm për ekonominë shqiptare.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›