Meta, pro votimit te 16-vjecareve Rozeta Rapushi
Levizja Socialiste per Integrim (LSI), u shpreh dje ne te njejten linje me kryeministrin Sali Berisha, se 16-vjecaret e meritojne te votojne. Kreu i kesaj force politike, Ilir Meta, tha se madje LSI eshte forca e pare politike qe ndryshoi statusin per tu dhene mundesi 16-vjecareve te kene te drejten e barabarte te votes. “Levizja Socialiste per Integrim mendon se 16-vjecaret e meritojne te votojne dhe te marrin pergjegjesite e tyre per arsyen, sepse ata kane te gjithe informacionin e duhur per te bere dhe vleresimin dhe gjykimin e duhur. Natyrisht qe eshte nje ceshtje konsensusi e te gjithe paleve per te realizuar kete gje. Megjithate une jam i bindur se edhe nese ky konsensus nuk do te gjendet per momentin, qe uroj te gjendet, patjeter qe ne te ardhmen 16-vjecaret do te kene nje rol me te madh se sa deri me sot”, - u shpreh kreu i LSI-se pas takimit me misionin e ODIHR. Ai vleresoi te gjithe punen qe eshte bere dhe qe synon ODIHR-i te realizoje ne te ardhmen, ne bashkepunim me te gjitha autoritetet shqiptare, per te garantuar nje transparence maksimale te vezhgimit te ketyre zgjedhjeve perpara, gjate dhe pas dites se votimit. “Ne nenvizuam angazhimin maksimal te Levizjes Socialiste per Integrim per zgjedhje te standardeve me te larta evropiane me 23 qershor, sepse jane te gjitha mundesite. Njekohesisht nenvizuam besimin tone se perfaqesuesit tane, te cilet jane ne te gjitha nivelet e procesit te administrimit zgjedhor, do te sillen gjithmone ne menyre konstruktive, bashkepunuese dhe ne respekt te zbatimit te ligjit”, - vijoi Meta. Ai shtoi se gjate takimit me misionin e ODIHR, u nenvizua rendesia e bashkepunimit te te gjithe forcave politike, pavaresisht programeve, dallimeve dhe qellimeve te tyre elektorale per te garantuar nje klime pozitive per sa i takon mbarevajtjes se procesit zgjedhor. “Njekohesisht edhe nxitjen qe te gjitha partite, sidomos ato te cilat kane pergjegjesite e perfaqesimit ne te gjithe piramiden e administrimit te zgjedhjeve, qe perfaqesuesit e tyre te shkeputen nga interesat e politikes se dites dhe t’i sherbejne bashkepunimit ne zbatim te ligjit dhe te kodit konsensual”, - shtoi Meta. I pyetur ne lidhje me vijueshmerine apo jo te koalicionit me Partine Demokratike pas zgjedhjeve, Meta tha serish se LSI do te respektoje marreveshjen qe ka me PD-ne. “Qendrimi yne ka qene bere i njohur ne menyre te qendrueshme dhe ne do te respektojme cdo marreveshje. Ajo qe eshte me e rendesishme dhe emergjente sot, eshte miratimi i tre ligjeve dhe vendosja e nje bashkepunimi imediat qe kjo gje te realizohet ne Parlament, pasi perndryshe ceshtja e marrjes se statusit te vendit kandidat mund te shtyhet per ne kalendat greke”, - beri te qarte kreu i LSI-se.