E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama, porosi deputeve: Zbrisni ne terren, kontakt me popullin Rozeta Rapushi

Deputetet e Partise Socialiste, duhet te jene ne kontakt me komunitetin, me banoret e zones qe kane ne kujdestari, per te percuar ne detaje idete dhe programin per nje Rilindje Shqiptare. Kjo eshte porosia, te ciles kreu socialist, Edi Rama, i meshoi dje gjate mbledhjes se grupit parlamentar socialist. Ai shtoi gjithashtu, se konferencat rajonale te Partise Socialiste do te vijojne ne cdo qark per prezantimin e programit. “Ne do te shkojme ne cdo qark per te shpjeguar programin tone dhe per te aktualizuar gjithe kete sistem parimesh, vlerash, idesh te ngritura ne program sipas specifikave te cdo qarku. Duke marre angazhime te qarta per prioritetet e zhvillimit ne qark. Cdo deputet i PS duhet te jete ne territor, duhet te jete ne kontakt me komunitetin, duhet te jete ne kontakt me grupet e interesit dhe ne kontakt me cdo familje te zakonshme te gjithe asaj zone ku ka kujdestarine e tij politike. Per te intensifikuar maksimalisht kontaktet, duke percuar idete dhe zgjidhjet e programit tone per nje Rilindje Shqiptare”, - kerkoi Rama nga socialistet. Sipas tij, jetesimi i strategjise se komunikimit dhe te organizimit qe ka miratuar Asambleja Kombetare eshte e vetmja rruge per secilin dhe eshte ne rendin e cdo dite te punes per cdo deputet dhe cdo drejtues partie. Ndaj Rama beri te qarte, se axhenda e punes se perbashket ne komunikim dhe ne organizim, si dhe axhenda e secilit, individualisht sipas rolit qe ka gjithsekush ne strategji, eshte nje kusht i patjetersueshem per suksesin, por edhe njesia me e mire matese per punen e secilit. “Publikimi i perditshem i kontakteve tona me publikun permes rrjeteve sociale eshte domosdoshmeri ne aktivitetin e cdonjerit prej nesh, e cdo deputeti. Per te rritur shkallen e informimit te drejtperdrejte te njerezve dhe per ta ulur efektin e dezinformimit corodites te mediave te pushtetit”, - shtoi kreu socialist. Per te, epersia e alternatives se PS-se eshte e qarte dhe eshte e ndjeshme ne cdo kontakt me njerezit qe degjojne programin tone te rilindjes. Ndaj kjo eshte arsyeja, qe Rama tha se kontaktet e drejtperdrejta jane rruga me e mire dhe jane rruga me e pazevendesueshme per te percuar ne cdo pjese te territorit, ne cdo qytet dhe ne cdo fshat, ne cdo familje shqiptare, programin per nje Rilindje Shqiptare. “Njerezit kane shqetesime dhe probleme, per te cilat ne kemi pergjigje dhe zgjidhje te qarta. Njerezit kane shqetesim perdite e me te madh per renien e fuqise blerese dhe pergjigja jone eshte e qarte: Ulje taksash per 95% te shqiptareve. Njerezit kane shqetesim perdite e me te madh per renien e punesimit. 51 mije vende pune kane humbur statistikisht sipas INSTAT-it ne keto kater vitet e fundit te qeverisjes, pasi u premtuan 160 mije vende pune te reja. Ne kemi nje pergjigje shume te qarte: 300 mije vende te reja pune me voten ne 23 qershor per nje Rilindje Shqiptare”, - shtoi ai. Sipas Rames, njerezit kane shqetesimin ne rritje te borxheve neper ushqimore qe kane prekur shumen e 150 milione euro dhe nga ana tjeter e banakut te pamundesise per te vazhduar te japin ushqime veresie. E per kete, ai shtoi se PS ka nje pergjigje shume te qarte, qe eshte heqja e takses se biznesit te vogel per te filluar lehtesimin e sipermarrjes qe vetepuneson njerez dhe per te trajtuar gjithe kete borxh kolosal, te pamundur per t’u shlyer. Rama permendi edhe pamundesine per te marre kujdes shendetesor ne kushtet kur jane te papune dhe per kete arsye jane dhe te pasiguruar. Duke shtuar se edhe per kete, PS ka nje pergjigje shume te qarte, qe eshte permbysja e skemes se deshtuar te financimit, skeme e vitit 1995.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›