Meta propozon Isakun dhe Cicin për ambasadorë
07/07/2010 Komisioni i Jashtëm zhvillon seancë dëgjimore
Palët japin pëlqimin për përfaqësuesit në Danimarkë dhe Sllovaki
Komisioni parlamentar për Politikën e Jashtme ka dhënë pëlqimin për dy propozimet e Ministrisë së Jashtme për kandidatët për ambasadorë Arben Cici dhe Agim Isaku. Ndërsa Cici është propozuar nga ministri i Jashtëm Ilir Meta si përfaqësues i vendit tonë në Mbretërinë e Danimarkës, ish-këshilltari i ish-kryeministrit Fatos Nano, Agim Isaku, është propozuar si ambasador në Republikën e Sllovakisë. Në prezantimin e tyre të dy kandidatët për ambasadorë premtuan intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, në mënyrë të veçantë për ato çështje për të cilat vendi ynë është më tepër i interesuar. Kandidati për ambasador në Danimarkë, gjatë prezantimit për deputetët shpjegoi misionin e tij si diplomat karriere dhe vlerësoi emërimin si ambasador në Mbretërinë e Danimarkës, një nga vendet më të vjetra të Bashkimit Evropian dhe me influencë të veçantë në rajonin e Ballkanit. Cici tha se prioritet i axhendës së tij diplomatike në Mbretërinë e Danimarkës do të jetë bashkëpunimi mes parlamenteve të dy vendeve, në vijim të diplomacisë parlamentare, programeve të asistencës në fushën e mbrojtjes, arsimimit, edukimit, zhvillimit të zonave të varfra, etj. Ndërsa kandidati për ambasador në Sllovaki, Isaku, paraqiti si prioritet të tijin njohjen nga Sllovakia të pavarësisë së Kosovës. Ai tha se dy vendet kanë fusha me interes të përbashkët dhe se hapja e ambasadës në këtë vend do të çojë dhe më tej përpjekjet diplomatike për integrimin evropian të Shqipërisë. Anëtarët e komisionit, deputetë të të dyja kaheve politike, shprehën bindjen dhe besimin e tyre se të dy kandidatët do të përfaqësojnë denjësisht interesat e vendit tonë aty ku janë propozuar, duke dhënë në këtë mënyrë mbështetjen e tyre. Emrat pritet të marrin edhe pëlqimin e Presidentit të Republikës.