Meta publikon videon e Priftit

E premte 20 Janar 2012 1039
VIDEO PRIFTI-BEQIRAJMenjehere pas mbylljes se ceshtjes per video-pergjimin Meta-Prifti ku ish-zv/kryeministri u shpall i pafajshem nga Gjykata e Larte nje tjeter video eshte shfaqur per publikun e gjere por kete here me protagonist ish-ministrin e Ekonomise dhe zevendesin e tij Leonard Beqiraj.
Por videoja ne fjale e cila u servir nga kreu i ekipit te mbrojtjes se Ilir Metes Spartak Braho e u shfaq ne TV Klan permbante te njejtat pamje te dy ish-zyrtareve duke numeruar mes tyre nje sasi parash ne nje ambient privat te cilat sikunder eshte shprehur vete ish-ministri Prifti jane shpallur si prove e jashteligjshme edhe me heret nga Gjykata. Megjithate ne kete video ajo qe percillej tek teleshikuesit ishte fare pak ose aspak e qarte sa i perket cilesise audio te saj per shkak te zhurmes se madhe dhe nderhyrjes se nje tik-taku te ores objekt nga i cili mendohet te jete kryer edhe pergjimi. Behet fjale per te njejtat materiale te sekuestruara nga lap topi i Dritan Priftit te cilat dyshohet se jane keqperdorur duke iu vene ne dispozicion avokateve te Metes nga 3 ekspertet shqiptare te video-pergjimit.ShareTweet