21 janari, Berisha në Lushnje për Kongresin

Nesër shënohet 92-vjetori i Kongresit të Lushnjes. Me këtë rast në qytetin e Lushnjes do të zhvillohen një sërë aktivitetesh ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Sali Berisha.
Në vitin e tij në qytetin e Kongresit, shefi i qeverisë do të takohet me miq në sheshin pranë bashkisë së Lushnjës dhe në mjediset e saj ndërsa në orën 10:00 ai do të vizitojë shtëpinë muze "Kongresi i Lushnjës".
Ndërsa në orën 11:00 kryeministri do të marrë pjesë në takimin përkujtimor në sallën e Qendrës kulturore "Vaçe Zela" ku do të mbajë dhe një fjalim.
Kongresi i Lushnjes u mbajt më 21 janar të vitit 1920-të. Ky kongres, u mbajt në shtëpinë e patriotit lushnjar Kaso Fuga dhe aty morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria.
Në punimet e tij, kongresi mori edhe vendime të rëndësisë së veçantë, si ato për organizimin e një kryengritje të përgjithshme popullore kundër pushtuesve të huaj, të cilët pretendonin copëtimin e tokave shqiptare.