Zgjedhjet në PD, Komisioni Zgjedhor publikon kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike publikoi kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për Kryetar të PD-së, në zgjedhjet që do të mbahen në 13 Qershor. Sipas Komisionit, kandidatët krahas angazhimit në jetën politike dhe publike duhet të kenë reputacion në radhët e PD-së dhe jo vetëm.
“Sipas pikës 4 të nenit 10 të Statutit të PD, zgjedhja apo caktimi në funksione brenda Partisë bëhet bazuar në: kohëzgjatjen e anëtarësimit në parti apo shfaqjes si simpatizant i saj; kontributit në fushata elektorale; kontributit profesional e politik në parti, si dhe në promovimin e vlerave themelore që udhëheqin PDSH-në; aktivizimit në jetën politike e publike të vendit; mbrojtjes në vazhdimësi të interesave, vlerave dhe programit të PDSH-së; si dhe reputacionit në radhët e anëtarësisë dhe/ose shoqërisë në tërësi.
Çdo kandidat, që plotëson kriteret statutore të mësipërme ka të drejtë të paraqesë kërkesën për konkurrim pranë Sekretarisë së Komisionit, në selinë qendrore të Partisë Demokratike, duke plotësuar formularin e miratuar me vendim të Komisionit.
Kërkesa për kandidim duhet të paraqitet deri në datën 22 Maj 2021″.