Meta rikonfirmon mosdjegien e kutive
28/10/2010Hetimi i zgjedhjeve
Ne mbeshtetje te vijimit te negociatave mes pozites dhe opozites per sa i takon reformes zgjedhore zevendeskryeministri Meta pranoi dje se eshte ne shqyrtim blerja e kutive te reja per zgjedhjet e ardhshme lokale me qellim mosdjegien e fleteve te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit te vitit te kaluar. Qeveria po shqyrton opsionin e miratimit te nje fondi te posacem per blerjen e kutive te reja te votimit per zgjedhjet e ardhshme vendore. Kjo nisme po behet me qellimin e vetem te zbatimit te transparences se zgjedhjeve te kaluara te 28 qershorit te cilat vazhdojne ende te kontestohen nga ana e opozites - deklaroi kreu i LSI-se Ilir Meta. Vetem para pak ditesh kreu i mazhorances Berisha beri publike lajmin se kutite e votimit nuk do te digjen deri ne vitin 2013 vit kur do te behen zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndersa ne tryezen e thirrur nga kryeministri Berisha para nje jave kreu i PS Edi Rama la te kuptohet qarte se forca e tij politike nuk do te behet me pjese e tryezave te radhes per reformen pa zgjidhur me pare ceshtjen e transparences se zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Madje ai i dorezoi Kryeministrit nje propozim ne dukje te ri por me permbajtje te vjeter si nje perpjekje per te zgjidhur ngercin politik.