E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Është koha për bashkim, të plotësohen 12 kërkesat

06/10/2011  Për integrimin në BE nuk duhen kushte

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka deklaruar dje nga Korça se ka ardhur koha për një pakt kombëtar me synim integrimin në BE. Madje, sipas tij, pakti duhet të jetë pa kushte. “Jemi këtu për të treguar pikërisht që të mos vonohemi edhe më për të fituar statusin e vendit kandidat në BE. Kemi apeluar prej muajsh për një pakt kombëtar për integrimin. I kemi të qarta 12 prioritet dhe rekomandimet, mund t’i quajmë edhe kushtet apo standardet e Bashkimit Evropian. Natyrisht që këto angazhime kërkojnë një përgjegjshmëri më të madhe nga të gjithë e në radhë të parë nga opozita. Nuk mund t’i vëmë njëri-tjetrit kushte mbi kushtet për një proces që është interesi kombëtar i të gjithë shqiptarëve, sikurse është integrimi evropian i Shqipërisë”, - tha Meta. Ndërsa duke vlerësuar qëndrimin e LSI-së si dhe elektoratin e saj, Meta ka rikujtuar dhe përballjen politike gjatë këtyre viteve. “Nuk ishin të paktë ata që parashikuan Kasandrën për LSI-në që kur ajo u shpall, se ishte një forcë që nuk do të rezistonte, se ishte një eksperiment i dështuar si të gjitha eksperimentet e tjera në politikën shqiptare. Dhe ju e dini shumë mirë se sa sfida na u imponuan në mënyrë të padrejtë”, - nënvizoi Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›