Vlora qytet i pasigurte

E enjte 06 Tetor 2011 1625
Shiko kroniken video
VLORETe pakten 4 grupe kriminale jane shfaqur teper aktiv kohet e fundit ne Vlore por policia nuk ka mundur te dokumentoje dhe provoje implikimin e tyre.
Balanca e rendit ne kete qytet turistik duket se eshte prishur nga goditja e disa zyrtareve te larte dhe natyra e ashper e ekzekutimit. do dite 10 gjyqtaret e Vlores shqyrtojne deri ne 150 ceshtje gjyqesore me qindra te pandehur. Por nese flitet per krime te sofistikuara ku perdoren lendet eksplozive nga 5 ngjarje te renda vetem njera eshte zbuluar per shkak se autori u vete-plagos. Krimi me i dhunshem mbetet eliminimi i gjyqtarit te ri ne qender te qytetit. Keta qytetare qe pranojne te ngrene zerin perballe frikes kolektive pohojne se krimi i ka lidhjet ne struktura te larta drejtuese shteterore. Prefekti i Vlores eshte nje nga viktimat e kesaj dhune shfaqur kohet e fundit. Megjithese ai nuk do ti jape nje peshe te vecante goditjes se tij ne zyren e punes thote se krimi eshte inkurajuar. Artur Malaj qe drejton prej vitesh gjykaten e qytetit bregdetar eshte i shokuar nga humbja e kolegut Konomi. Madje dhe lajmerimi i vdekjes se gjyqtarit 33-vjecar qendron ende ne hyrje te godines se gjykates. Pervoja ne sistemin e drejtesise dhe njohja ne detaje e profilit te shume grupeve te ashpra kriminale e ben kryegjyqtarin Malaj te mendoje se vonesa ne zbardhjen e ekzekutimit te Konomit stimulon ngjarje te tjera. Te bindur se jehona e ngjarjeve te renda prodhon pasiguri dhe nje klime aspak te favorshme per bizneset perfaqesues te dhomes vendore te tregtise apelojne qe Vlora te mos quhet Qytet i Mafias. Rokada me drejtuesit e policise lokale nuk ka dhene efekte te dukshme.Shiko kroniken video