E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkatërrohet grupi, drogë e armë nga Shqipëria në Itali

06/10/2011  Rrjeti shqiptaro-italian kaloi me gomone qindra kg heroinë e hashash dhe dhjetëra armë

Aksioni i dytë, kapen 9 shqiptarë me 9 kg kokainë. Droga kodohej si “gruaja”

ITALI- Në dy operacione të ndara policia italiane arrestoi disa shqiptarë që fusnin drogë dhe armë në shtetin fqinj. Operacioni i parë është koduar “Black & White” (bardhë e zi), për të simbolizuar marrëveshjet ndërmjet grupeve të ndryshme etnike. Në pranga kanë rënë 8 marokenë, 7 shqiptarë, 6 napoletanë, 5 nga Brindisi dhe dy nga Leçe dhe Taranto. Shqiptarët ishin në gjendje të importonin drogën dhe armët anë të gomoneve. Duke punuar me shqiptarët, Emanuel Maçhia nuk do të trafikonte vetëm sasi të mëdha të drogës, por do të ishte në gjendje të merrte nga Shqipëria edhe armë. Në aksion u sekuestruan pistoleta model 85, armë MMK, të pajisur me karikatorë dhe 18 fishekë të tipit GFL 380. Me anë të përgjimit, hetuesit ishin në gjendje të kapnin armët dhe municionin. “Në bisedat telefonike interceptuam makinat, Fiat Brava, BMW dhe Mercedes për të fshehur municionet dhe armët e trafikimit, por përdorimi i kësaj gjuhe e vështirësoi punën”,- thanë ekspertët. Hetimi filloi më 17 gusht 2006. Atë ditë, në bordin e një anijeje të konfiskuar, u gjetën 511 kg marihuanë dhe 264 fishekë për kallashnikov. Ngarkesa ishte në rrugën Shqipëri-Salento. Policia Financiare bllokoi kalimin e trafikantëve, të cilët u arrestuan dhe drogë, municione dhe barkë e vogël. Të dyshuarit përdornin truket për të anashkaluar regjistrimet e bëra nga forcat e rendit. Ata duke përdornin kodet, por ndërronin edhe kartat e telefonit. Më 11 nëntor 2006, u zbulua një dërgesë e barnave në posedim të kalabrezëve dhe shqiptarëve. Në periudhën duke filluar nga gushti i vitit 2006 deri në qershor të 2008-ës janë konfiskuar 754 kilogramë drogë, 684 kg marihuanë, 64 kg hashash, pesë kg heroinë dhe një kilogramë kokainë. Konfiskimi i parë u zhvillua më 10 nëntor 2006 dhe ka çuar në pranga Adrian Lamajn, 45 vjeç, nga Vlora, të cilit iu kapën 148,7 kg marihuanë. Më 25 korrik 2007, hetuesit i kapin 1 kg kokainë dhe 3.6 kg heroinë Bledjan Kodrës, 24 vjeç, dhe Shkëlqim Isufajt, 36 vjeç, të dy nga Vlora. Në vitin 2007 iu konfiskuan 1,2 kilogramë heroinë Daniel Plakut, 40 vjeç. Italiani që ndodhet në burg, Emanuele Maçhia dyshohet si personi me rol më të madh në trafikun e drogës me Shqipërinë, ndërsa janë arritur nga masa kufizuese në burgun e Leçes për shqiptarët Altin Avduranami, 38 vjeç dhe Bledjon Kodrën, 24 vjeç. Mbeten në kërkim Besnik Bishqemi, 44 vjeç, Enton Çobo, 36 vjeç, Shkëlqim Isufaj, 36 vjeç dhe Ilir Meto “doktori”, 46 vjeç. Në aksionin tjetër u kapën me 9 kg heroinë dhe 200 mijë euro 9 shqiptarë nga Tropoja, Durrësi dhe Tirana. Arrestimet u bënë në Firence, Bolonja dhe Genoa. Droga ishte blerë në Evropën Veriore, kryesisht në Holandë dhe sillej në Itali. Grupi kishte krijuar një strukturë perfekte, për ta shitur përdornin menaxherin e një bari dhe një shofer taksie. Droga quhej “gruaja”, e pastra ishte “e reja” dhe e papastra “e vjetra”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›