Kuzhe: Pres reagimin pas Luksemburgut
06/10/2011 Josip Kuzhe pret nga skuadra reagimin pas “skifos” me Luksemburgun. Trajneri i kuqezinjve në një konferencë të gjatë për shtyp veç saktësimit të gjendjes së ekipit ka folur edhe për probleme të veçanta. Trajneri është shprehur se e kënaq fakti se për francezët nuk luajnë disa emra, por nga ana tjetër është i mërzitur për mungesat e tij në skuadër. “Jam i lumtur që nuk luajnë Riberi dhe Benzema. Jam i lumtur por jo i qetë, pasi ata kanë lojtarë të shkëlqyer. Unë kam parë 10 ndeshje të Francës dhe ata kanë aktivizuar 25 lojtarë. Të më pyesësh se cilin nuk do të doja që të luante, nuk do të jepja një përgjigje të saktë. Nëse shohim dy ndeshjet e fundit të, kundër Rumanisë ata kishin 5 lojtarë të tjerë në formacion, ndryshe nga ne. Për ata Bosnja është ndeshja më e rëndësishme, ndaj edhe aty do të përqendrohen. Nëse ata do të zgjidhin për të aktivizuar Riberin ose Benzeman, nëse do të kishin mundësi ta bënin, do ta bënin kundër Bosnjës, jo kundër nesh. Unë pres reagim pas humbjes me Luksemburgun. Gjatë këtyre ditëve kemi bërë përgatitje psikologjike. Për ne është e rëndësishme është ky reagim që të bëjmë diçka më shumë, më të mirë. Por përgatitja psikologjike ka të bëjë shumë me motivimin dhe me besimin. Motivimi është ai i duhuri pasi është një ndeshje që nuk e luan shpesh në karrierë. Besimi nuk ka të bëjë vetëm me përballimin e kësaj ndeshje, por për të shkuar për të luajtur si të barabartë”,-është shprehur Josip Kuzhe. Ja intervista e plotë me trajnerin e kuqezinjve.
- Mister formacionin ju e dhatë, por Bulku është i konfirmuar?
- Situatën e Bulkut nuk e dimë sepse para 14 ditësh ka pasur një dëmtim dhe nuk e dimë gjendjen e tij. Ndaj për të do të vendosim sot. Nëse ai nuk luan, atëherë do të kemi vështirësi pasi me këtë skuadër në mendjen time jam “ok”, por pa, të humbas shumë dhe do ta kem të vështirë për formacionin sepse kemi mungesa në mbrojtje
- Franca ka mungesa gjithashtu?
- Jam i lumtur që nuk luajnë Riberi dhe Benzema. Jam i lumtur por jo i qetë, pasi ata kanë lojtarë të shkëlqyer. Unë kam parë 10 ndeshje të Francës dhe ata kanë aktivizuar 25 lojtarë. Të më pyesësh se cilin nuk do të doja që të luante, nuk do të jepja një përgjigje të saktë. Nëse shohim dy ndeshjet e fundit të, kundër Rumanisë ata kishin 5 lojtarë të tjerë në formacion, ndryshe nga ne. Për ata Bosnja është ndeshja më e rëndësishme, ndaj edhe aty do të përqendrohen. Nëse ata do të zgjidhin për të aktivizuar Riberin ose Benzeman, nëse do të kishin mundësi ta bënin, do ta bënin kundër Bosnjës, jo kundër nesh.
- A prisni reagim nga skuadra pas humbjes me Luksemburgun dhe a keni besim për ndonjë barazim?
- Pres reagim pas humbjes me Luksemburgun. Gjatë këtyre ditëve kemi bërë përgatitje psikologjike. Për ne është e rëndësishme është ky reagim që të bëjmë diçka më shumë, më të mirë. Por përgatitja psikologjike ka të bëjë shumë me motivimin dhe me besimin. Motivimi është ai i duhuri pasi është një ndeshje që nuk e luan shpesh në karrierë. Besimi nuk ka të bëjë vetëm me përballimin e kësaj ndeshje, por për të shkuar për të luajtur si të barabartë.
- Të ka kërkuar Xhemal Mustedanagiç ndonjë favor për të ndalur Francës që Bosnja të kualifikohet si vend i parë?
- Shumë gazetarë më marrin nga Bosnja dhe më kërkojnë në mund të bëj diçka për ta. Unë u them se nuk është se mendoj shumë për ta. Unë mendoj për Shqipërinë. Simpati kam për ata sepse janë pjesë e futbollit të ish-Jugosllavisë. Më shumë simpati kam për ta se për Francën.
- Do jetë një ndeshje më e lehtë kjo duke qenë se në Shqipëri kishte më shumë presion për rezultatin?
- Besoj se është kështu. Mendoj se gjithçka rreth Francës është e veçantë. Është një ndeshje e madhe, një stadium i madh, stadium i mirë, atmosferë e mirë, lojtarë të mëdhenj. Sigurisht që ka emocione, por këto emocione duhet t’i shërbejnë motivimit.
- Për të ardhmen tuaj, sa ndikon kjo ndeshje?
- Çdo ndeshje influencon për të ardhmen time. Jo vetëm në aspektin profesional, por edhe atë emocional. Pas disa vitesh kur të kujtojmë ndeshjet e mira apo të këqija që mund të kesh bërë si trajner, do të kesh lënë vend diku. Por nëse tani më thoni nëse bëjmë ndeshje për të ardhmen time, atëherë jo. Mendoj vetëm për të bërë një ndeshje të mirë si pjesë e dytës së tanishme, jo për të ardhmen.
- Në mbrojtje ishim mirë dhe ata mirë në sulm, tani është disi e kundërta?
- Edhe njëherë është e vështirë të analizosh një kundërshtar që ka mungesa. Përgjithësisht ata janë shumë të mirë. Për ndeshjen kundër nesh në Paris, nëse nuk luan Riberi, ata humbasin një individ shumë të mirë në sulm dhe kjo mund të na lejojë që të mbrohemi më mirë. Por në mbrojtje nëse thua që mungon Sanja, nuk është një humbje e madhe pasi ata nuk e kanë pasur Abidalin ose e kanë spostuar atë në qendër me Kabulin.
- Dy ndeshje para fundit, sinqerisht sa pikë mendonit se mund të arrinit
- E dini, nuk i kam numëruar pikët, por kam llogaritur përgjithësinë. Ne nuk donim vetëm të ishin pjesë në këto kualifikime, por të ishim më të rëndësishëm, të bënim rezultate më të mira, të fitonin ndeshje, të mundnim ndonjë kundërshtar të fortë si Shqipëria, Bosnja apo Rumania. Edhe një trajner mendon në mënyrë ireale ndonjëherë. Unë nuk mund t’ju them se ëndërroja që të kualifikohesha për në europian, por ëndërroja që të arrija rezultate të mëdha që të vlenin për të ardhmen. Në shoqërinë e futbollit do të doja që të flisnin më shumë për Shqipërinë. Kjo sepse sjellja ndaj Shqipërisë nuk është korrekte. Shikoni gjyqtarët sesi na trajtojnë. Nuk na respektojnë si vendet e tjera. Megjithatë, ne kemi ndryshuar gjithçka sepse e kemi lëvizur disi Shqipërinë në atë renditjen e FIFA-s, por edhe në publicitet. Unë jetoj në Kroaci dhe eci mes njerëzve dhe ata flasin për Shqipërinë. Kjo më bën të lumtur, por do të isha akoma më i lumtur nëse gjithandej do të flisnin kështu.