E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, sërish largime nga LSI, ikën këshilltarja Tuzi

Sërish largime në radhët e LSI-së, këtë herë në qytetin e Fierit ku këshilltarja Natasha Tuzi ka deklaruar largimin e saj duke iu bashkangjitur PS-së. Bashkë me Tuzin janë larguar edhe 45 anëtarë të kësaj force në këtë qytet. 

FIER- Largohet nga radhët e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim një nga anëtarët e këshillit bashkiak në qytetin e Fierit. Natasha Tuzi, ka deklaruar largimin e saj nga kjo parti duke iu bashkangjitur grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste, dhe kalimin e saj në radhët e PS-së.
Në fjalën e saj Natasha u shpreh se “kam vendosur të pozicionojë vetveten në krahun e votuesve të majtë, i bashkangjitem grupit të këshilltarëve të PS duke garantuar vullnetin e qytetarëve se qëndrimet e mija si këshilltare do të orientohen përherë nga e drejta, ashtu siç e duan interesat e gjera dhe jo të një grupi njerëzish të cilët e përdorin politikën si privilegj e jo si shërbim për njerëzit”- tha ish këshilltarja e LSI-së Tuzi.
Bashkë me këshilltaren Tuzi, LSI-së i janë larguar edhe 45 anëtarë të saj në këtë qytet, duke iu bashkuar kështu Partisë Socialiste. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›